Ndërlidhjet

Vritet ushtari britanik


Ministria e mbrojtjes së Britanisë njoftoi se është vrarë një ushtar britanik të mërkurën gjatë shpërthimit të një bombe rruge në jug të Afganistanit.

Ushtari thuhej se ishte përgjegjës për siguri në rajonin e Nahr e Saraji të krahinës Helmand.

Mësohet se me vdekjen e tij ka shkuar në 386 numri i ushtarëve britanikë të vrarë që kur nisën operacionet e Britanisë së Madhe në Afganistan në tetor të vitit 2001.

Ushtari është i 38-ti me radhë që vdes këtë vit.

Britania ka diku 9 500 trupa të stacionuara në krahinën Helmand të Afganistanit.
XS
SM
MD
LG