Ndërlidhjet

Betohet qeveria e re italiane


Mario Monti dha betimin si kryeministër i ri i Italisë për të udhëhequr qeverinë e 63-të italiane që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

Monti, dikur komisionar evropian, tha se do të do ta marrë mbi vete edhe postin e ministrit të financave.

Qeveria, e cila dha betimin para presidentit Xhorxhio Napolitano, do ta ketë për detyrë miratimin e një programi rigoroz të masave financiare me qëllim rikthimin e besimit tek investitorët.

Ekspertët kanë tërhequr vërejtjen se kolapsimi i Italisë-ekonomisë së tretë më të madhe në Eurozonë, do të mund të shkatërronte sistemin e përdorimit të një valute të përbashket nga 17 shtetet evropiane.

68 vjeçari Monti u nominua për të kryesuar qeverinë emergjente të unitetit pas dorëheqjes së Silvio Berluskonit.
XS
SM
MD
LG