Ndërlidhjet

BE: Nuk ka konfirmim se bisedimet vazhdojnë të hënën


Majkël Men, zëdhënës i shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton, tha në Bruksel, se nuk ka “konfirmim” të datës për të hënën.

Mbrëmë, shefi i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, tha se dialogu me Prishtinën do të vazhdoj të hënën.

Por, siç raporton mëtutje agjencia DPA nga Beogradi, duket se këmbëngulja e serbëve të pjesës veriore, që të mos i implementojnë marrëveshjet e aritura me Kosovën, i ka vënë pikëpyetje deklaratës së Stefanoviqit, për vazhdimine bisedimeve ditën e hënë.
XS
SM
MD
LG