Ndërlidhjet

Athinë: Protestuesit u përleshën me policinë


Gjatë tubimit vjetor të studentëve në Athinë demonstruan mijëra vetë.

Afër ndërtesës së Parlamentit, të rinjë të maskuar gjuanin bomba nafte kundër policisë speciale, e cila përgjigjej me gaz lotsjellës dhe me mjete të tjera.

Nuk është raportuar për arrestime apo lëndime.

Meqë autoritetet frikësoheshin se tubimi i sivjemë do të mund të shndërrohej në dhunë për shkak të masave jopopullore të kursimit të qeverisë së Greqisë, në Athinë ishin vendosur më se 7 mijë policë dhe zjarrfikës.

Kryeministri i ri, Lukas Papademos, pat thënë se prioritet i tij do të jetë ratifikimi i marrëveshjes me BE-në, për pakon prej 130 miliardë eurosh kredi, për ta parandaluar kollapsin financiar të Greqisë për shkak të borxhit të madh.
XS
SM
MD
LG