Ndërlidhjet

Kuvendi i Kosovës në parim e miratoi buxhetin 2012


Në Kuvendin e Kosovës është miratuar në parim, buxheti i Kosovës për vitin 2012, që është 1 miliardë e 520 milionë euro.

Për buxhet kanë votuar 58 deputetë, 35 ishin kundër, ndërsa dy deputetë abstenuan.

Gjatë seancës së gjatë të Kuvendit, ministri i financave, Bedri Hamza, i ka ftuar deputetët ta votojnë këtë buxhet, pasi sipas tij ai siguron stabilitet makro-fiskal.

Ai tha se parashihet që rritja ekonomike të jetë 5%.

Por deputetët e opozitësa e kanë kundërshtuar fuqishëm propozim buxhetin për vitin 2012.
XS
SM
MD
LG