Ndërlidhjet

Libi: U mbajt konferenca e parë publike e partisë myslimane


Vëllazëria Myslimane po e mbanë konferencën e saj të parë publike në Libi, pasi ishte e ndaluar për dekada të tëra.

Disa qindra delegatë morën pjesë dje në hapjen e konferencës në qytetin lindor, Bengazi.

Konferenca po mbahet nëntë muaj pasi kishte filluar kryengritja popullore, e cila e përmbysi sunduesin shumëvjeçar të Libisë, Muamer Gadafin.

Nën pushtetin e Gadafit, Vëllazëria Myslimane e Libisë, kishte mbajtur takime sekrete në vend ose jashtë Libisë.

Në fjalimin e tij, lideri Sulejman Abdelkader, ka theksuar një natyrë të moderuar të kësaj lëvizjeje politike.

Shumë vëzhgues besojnë se në zgjedhjet e ardhshme në Libi, do të ketë ndeshje ndërmjet grupeve të partive religjioze dhe atyre sekulare.
XS
SM
MD
LG