Ndërlidhjet

FOL: Prej 32 institucioneve në Kosovë, vetëm një transparente


Lëvizja FOL sot ka paraqitur të gjeturat e një studimi të politikave publike, ku posaçërisht vlerësohet transparenca e institucioneve dhe ndërmarrjeve publike në Kosovë.

Në këtë kuadër, drejtori i Lëvizjes FOL, Petrit Zogaj, tha se prej 32 institucioneve, që u është dërguar pyetësori, “vetëm 16 kanë kthyer përgjigjje, ndërsa vetëm një është ranguar si institucion i hapur”.

Sipas tij, ky institucion i hapur është Zyra për komunikim me publikun e Doganave të Kosovës, e cila prej 100 pikëve të mundshme i ka marrë 93 pikë.

Si “institucioni më i mbyllur” nga lëvizja FOL është ranguar Ministria për kthim dhe komunitete e Kosovës, e cila ka marrë 24 pikë.

Ky është studimi i dytë i kësaj natyre i Lëvizjes FOL, ndërsa i pari ishte bërë vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG