Ndërlidhjet

Vendosin pikë statike në veri


Duke nisur nga e premta Policia e Kosovës- stacioni veri në Mitrovicë, ka bërë funksionale një pikë statike në lagjen "Kroi i Vitakut" me prezencë policore gjatë 24 orëve, njoftoi policia përmes një komunikate për media.

Në këtë lokacion thuhet se është vendosur një barakë (konteiner), për të siguruar kushte më të volitshme për punë për zyrtarët policor.

Mësohet se vendimi për vendosjen e kësaj pike statike është bërë në parim me metodologjinë e re të punës në sektore.
XS
SM
MD
LG