Ndërlidhjet

Pritet zhbllokada e Shkupit për importin e miellit nga Kosova


Qeveria e Maqedonisë, të dielën, pritet të zhbllokoj vendimin për ndalimin e importit të miellit nga Kosova dhe shtetet tjera- masë kjo që ka filluar të aplikohet që nga muaji gusht me qëllim të mbrojtjes së prodhimit vendas.

“Në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, të dielën, besoj se do të sjellim vendimin që edhe më herët se sa që është planifikuar të ndërpritet kjo masë me qëllim që t’i ruajmë marrëdhëniet e mira ekonomike me Kosovën”, deklaroi ministri i ekonomisë, Valon Saraçini.

Njoftimi vjen pas paralajmërimeve të Prishtinës për vendosjen e reciprocitetit me Maqedoninë.

Autoritetet dhe bizneset kosovare aplikimin e këtij vendimi të Shkupit zyrtar e kanë vlerësuar të padrejt dhe në kundërshtim me marrëveshjen në mes të dy vendeve për tregti të lirë si dhe në kundërshtim me marrëveshjen e CEFTA-s.

Nga vendosja e kësaj mase vlerësohet që kompanitë kosovare të kenë pësuar një humbje prej një milionë euro.
XS
SM
MD
LG