Ndërlidhjet

Dëshmohet sërish dështimi eventual i teorisë së Ajnshtajnit


Shkencëtarët, të cilët në muajin shtator thanë se grimcat sub-atomike të quajtura neutrinos mund të lëvizin më shpejtë se sa drita, kanë zhvilluar një version të avancuar të eksperimentit të tyre duke ardhur sërish te rezultati i njejtë.

Eksperimenti i ri duket se jep më shumë dëshmi që teoria e Albert Ajnshtajnit mund të ketë qenë e gabuar.

Dëshmitë e reja duket se konfirmojnë që neutrinot mund të lëvizin për disa pjesë të një sekondi më shpejt se sa drita.

Eksperimenti në fjalë u zhvillua në laboratorin Gran Sasso në Itali me përdorimin e një neutrinoje nga CERN-i i Zvicrës, nga një largësi prej diku 720 kilometrash.
XS
SM
MD
LG