Ndërlidhjet

Shtohet presioni ndaj Sirisë


Është duke u shtuar presioni mbi regjimin e Sirisë për dhënien fund të dhunës kundër protestuesve.

Liga Arabe kërcënoi me sanksione ekonomike, ndërsa Franca kërkoi një mbledhje të re të Kombeve të Bashkuara për këtë çështje.

Më shumë se dhjetë protestuesë u vranë gjatë së premtës në Siri duke e çuar në mbi 3 500 numrin e njerëzve të vrarë gjatë protestave anti-qeveritare në këtë vend.

Regjimi i Asadit pretendon se dhuna e deritashme është shkaktuar nga bandat e ndryshme.

Liga Arabe ka suspenduar tashmë Sirinë nga ky mekanizëm, ndërsa agjencia AP raporton që Damasku të jetë pajtuar paraprakisht që t’i lejojë vëzhguesit arabë të hyjnë në shtet për të monitoruar dhunën dhe për të zbatuar një plan të paralajmëruar nga liga më herët këtë javë.

Mirëpo, zyrtarët sirianë, kanë thënë se “janë duke i studiuar detajet” e marrëveshjes.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mark Toner, tha se Liga Arabe “ka humbur kredibilitetin” dhe se “besojmë që Asadi duhet të japë dorëheqjen dhe të lejojë një tranzicion demokratik”.
XS
SM
MD
LG