Ndërlidhjet

Vazhdon punimet Lloja Xhirga


Organizatorët thanë se këshilli i Lloja Gjirgas në Afganistan po vazhdon, në ditën e katërt, debatet për strategjitë e ardshme rreth pranisë së trupave amerikane në këtë shtet.

Liderët e 40 komiteteve po prezantojnë rekomandimet e tyre para panelit-një grupi prej diku 2 000 delegatëve.

Bisedimet po fokusohen në mënyrat e reduktimit të dhunës, ndërsa po shqyrtohen ide të ndryshme lidhur me vazhdimin eventual të pranisë së trupave amerikane përtej vitit 2014, kur pjesa më e madhe e forcave ndërkombëtare të sigurisë pritet të tërhiqen nga Afganistani.

Uashingtoni i ka ofruar Kabulit tashmë asistimin e forcave të sigurisë në formën e inteligjencës së përbashkët dhe mbështetje shtesë përtej vitit 2014.

Presidenti afgan hapi punimet e Lloja Gjirgës të mërkurën me një fjalim, gjatë të cilit potencoi se marrëveshja me Shtetet e Bashkuara duhej të përfshijë përfundimin e bastisjeve gjatë natës të shtëpive afgane nga trupat amerikane.

Takimet e Lloja Xhirgas kanë pasur një rol të rëndësishëm në historinë e Afganistanit.

Takimi i fundit i këtij trupi në qershor të vitit të kaluar nuk u pat ndërprerë pavarësisht një sulmi të talebanëve, si pasojë e të cilit patën vdekur dy civilë.
XS
SM
MD
LG