Ndërlidhjet

Britania arreston të dyshuarit për terrorizëm


Policia britanike akuzoi katër burra nga qyteti Birmingham për vepra terroriste të ndërlidhura me Pakistanin.

Personat në fjalë u arrestuan të martën në kuadër të një hetimi anti-terrorizëm të policisë, gjatë të cilit me akuza të ngajshme thuhet se janë ngarkuar edhe tetë persona të tjerë.

Policia e Vest Midllends njoftoi, përmes një deklarate, se katër të arrestuarit do të dalin gjatë ditës para një gjykate në Londër.

Ata përballen me akuzat për ngirtjen e fondeve me qëllime terroriste, udhëtimin për në Pakistan me qëllim trajnimin për terrorizëm si dhe për udhëtimet jashtë vendit për të kryer vepra terroriste.

Emrat e të akuzuarve, sipas policisë, janë: Kobaib Husain, Ishak Husain, Shahid Kasam Kan-që të gjithë 19 vjeçar dhe Navid Mahmud 24 vjeçar.
XS
SM
MD
LG