Ndërlidhjet

Protesta kundër vendimit të Lloja Xhirgas


Diku një mijë afganë-kryesisht studentë, protestuan të dielën në lindje të Afganistanit si shenjë kundërshtimi rreth vazhdimit të pranisë së trupave amerikane në këtë shtet.

Protestat, gjatë të cilave thuhet se demonstruesit, duke brohoritur slogane anti-amerikane, kanë djegur imazhe të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, vijnë një ditë pasi asambleja nacionale e Afganistanit-Lloja Xhirga mbështeti planet për asistimin e forcave vendore nga ato amerikane për një afat më të gjatë kohor.

Rezoluta jodetyruese e miratuar të shtunën nga Lloja Xhirga i jep presidentit afgan, Hamid Karzai, mbështetje publike për negociimin e kushteve rreth vazhdimit të pranisë amerikane në vend edhe përtej vitit 2014, kur pjesa dërrmuese e forcave ndërkombëtare pritet ta kenë lëshuar vendin.

Megjithatë, diku dy mijë pleqtë e asamblesë kërkuan gjithashtu përmbushjen e disa kritereve për vazhdimin e kësaj pranie ushtarake.

Të dielën, talebanët dënuan veprimin e asamblesë përmes një deklarate, ku thuhet se veprimi ka qenë i nxitur nga amerikanët, të cilët “vetëm e përdorin emrin e Lloja Xhirgas për ta bërë të ditur planin e tyre”.

Aktualisht, Karzai po zhvillon bisedime me amerikanët për të formësuar të ashtuquajturin Dokument për Partneritetin Strategjik ndërmjet të dy shteteve.
XS
SM
MD
LG