Ndërlidhjet

Asad- "definitivisht" i përgatitur për të luftuar për Sirinë


Qytetarët dhe aktivistët thanë se të paktën dy granata raketore kanë goditur një ndërtesë të partisë qeverisëse siriane, Partia Baath, në Damask.

Po që se konfirmohet edhe nga autoritetet, goditja do të ishte e para e këtij lloji që kur kanë nisur protestat kundër regjimit të presidentit, Bashar Al Asad.

Asad i tha gazetës britanike “The Sunday Times” se nuk do t’u përkulet veprimeve të mundshme ushtarake të Bashkësisë Ndërkombëtare lidhur me goditjet vdekjeprurëse ndaj kundërshtarëve të tij.

Asad i tha javorës britanike se është “definitivisht” i përgatitur për të luftuar dhe për të vdekur për Sirinë në rast se përballet me ndërhyrjen ndërkombëtare.

Ai shprehi keqardhjen për çdo pikë të gjakut që është derdhur në Siri, por theksoi se Damasku duhet të veprojë kundër grupeve e bandave rebele për të vendosur sundimin e ligjit.

Ndërkohë, sipas një organizate vëzhguese për të drejtat e njeriut të paktën 14 njerëz thuhet se janë vrarë të shtunën nga forcat e sigurisë.
XS
SM
MD
LG