Ndërlidhjet

Nisen në Bruksel për vazhdimin e bisedimeve


Delegacioni i Kosovës në bisedimet me palën serbe udhëtoi të dielën për në Bruksel për të marrë pjesë në raundin e shtatë të dialogut teknik që do të mbahet më 21 dhe 22 nëntor, njoftoi qeveria e Kosovës.

“Në këtë raund të dialogut midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe me pjesëmarrjen e SHBA-ve do të bisedohet për problemin e moszbatimit të marrëveshjeve nga ana e Serbisë si dhe për çështjet për të cilat tash një kohë po diskutohet siç janë çështjet e telekomunikacionit, energjisë dhe bashkëpunimi rajonal. Po ashtu pritet të shtrohet çështja e menaxhimit të integruar të kufirit shtetëror mes dy vendeve”, thuhet në komunikatën për media të ekzekutivit kosovar.

Delagacioni po udhëhiqet nga zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri.
XS
SM
MD
LG