Ndërlidhjet

Izraeli mbyll radio stacionin


Izraeli ka mbyllur radio stacionin izraelito-palestinez “All for Peace” (Të gjithë për paqe) me akuzat për transmetim ilegal.

Njëri nga drejtorët e stacionit, Mosi Raz, konfirmoi një deklaratë të ministrisë për komunikim të Izraelit se është mbyllur radio stacioni “Kol Hashalom” apo “All for Peace” në javën e kaluar.

Stacioni, i themeluar nga një ekip aktivistësh izraelit dhe palestinezë më 2004, transmetonte emisionet e veta në Bregun Perëndimor në gjuhën arabe dhe hebreje.

Raz i tha agjencisë së lajmeve AP se do të kundërshtojnë vendimin e autoriteteve.
XS
SM
MD
LG