Ndërlidhjet

Siri: Forcat e sigurisë i vranë tre vetë në Homs


Aktivistët për të drejtat e njeriut thonë se në provincën Homs, në pjesën qendrore të Sirisë, sot forcat e sigurisë i kanë vrarë tre vetë.

Dhuna në Siri po vazhdon, megjithë presionin ndërkombëtar ndaj qeverisë së presidentit Bashar al-Asad, për ta përfunduar goditjen kundër protestuesve për demokraci.

Kombet e Bashkuara thonë se më se 3500 vetë janë vrarë prej muajit mars, kur filluan protestat.

Ministrat e jashtëm të Ligës Arabe presin që ta mbajnë edhe një takim për krizën në Siri të enjten.

Duket se është ndalur propozimi nga Liga Arabe për dërgimin e monitoruesve të saj në këtë vend të përfshirë nga trazirat.
XS
SM
MD
LG