Ndërlidhjet

Lideri militant çeçen i kërcënohet Turqisë


Lideri militant çeçen, Doku Umarov, i është kërcënuar Turqisë me masa hakmarrëse të paspecifikuara, pas vrasjes së një numri të militantëve të Kaukazit, në territorin e Turqisë.

Nëpërmjet një video-incizimi, lideri Umarov, ka shprehur dyshime se militantët ishin vrarë nga agjentët rusë, aktivitetet e të cilëve ishin lejuar në mënyrë të qëllimshme nga shërbimet sekrete të Turqisë.

Në muajin shtator, tre persona nga Kaukazi, ishin vrarë afër një xhamie në Stamboll.

Hetuesit e Rusisë, më vonë, thanë se dy prej tyre ishin çeçenë të dyshuar për sulmin vdekjeprurës me bombë në aeroportin e Mokës, këtë vit.

Umarov, i cili e udhëheq të ashtuquajturin Emirat të Kaukazit, që dëshiron krijimin e shtetit islamik në Kaukazin rus, e kishte marrë përgjegjësinë për sulmet vdekjeprurëse në Moskë, përfshirë edhe atë në aeroport, në muajin janar, me ç’rast ishin vrarë 37 persona.
XS
SM
MD
LG