Ndërlidhjet

Erdogan: Asadi i ka ditët e numëruara


Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, sot i ka tërhequr vërejtjen presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad, se ditët e tij në këtë post po kalojnë.

Gjatë fjalimit të tij në Stamboll, zoti Erdogan tha se Asadi mund të mbështetet në “tanke dhe topa uji deri në një pikë të caktuar” dhe shtoi se “do të vije dita” kur ai do të largohet.

Tensionet ndërmjet Turqisë dhe Sirisë janë të larta, pasi Ankaraja është gjithnjë e më e zëshme në kritikat ndaj goditjes së Asadit kundër protestuesve anti-qeveri.

Sot më herët gjatë ditës, mediat turke kanë raportuar se dy shtetas të Turqisë janë lënduar, kur një konvoj i autobusëve me pelegrinë u sulmua në pjesën veriore të Sirisë.

Udhëtarët u kanë thënë mediave se sulmi ishte kryer nga ushtarët sirianë, në një pikë kontrolli matanë kufirit.
XS
SM
MD
LG