Ndërlidhjet

Irani burgos këshilltarin e presidentit


Shefi i agjencisë shtetërore të lajmeve në Iran, IRNA-njëherazi këshilltar për media i presidentit është dënuar me një vit burg nga një gjykatë në Teheran për shkak se “ka publikuar materiale në kundërshtim me normat islame”.

IRNA bëri të ditur që Ali Akbar Xhavanfekrit i është ndaluar të merret me gazetari për tri vitet e ardhshme.

Në një material të publikuar, ai kishte shkruar se bartja e mbulojës së tërësishme trupore nga femrat nuk kishte qenë praktikë në Iran dhe se është veshje e importuar.

Xhavanfekr hyn në kuadër të mbi dhjetë aleatëve të presidentit, Mahmud Ahmedinexhad, që po largohet nga skena politike përmes dënimit.

Të dielën, autoritetet ndaluan publikimin e gazetës pro-roformiste “Etemaad”, që kishte publikuar një intervistë me Xhavanfekrin, në të cilën ky i fundit kritikoi kundërshtarët e Ahmedinexhadit rreth arrestimit të aleatëve të presidentit.
XS
SM
MD
LG