Ndërlidhjet

Bie numri i të vdekurve nga SIDA


Kombet e Bashkuara njoftuan se zgjerimi në qasjen për trajtim mjekësor ka reduktuar numrin e vdekjeve nga SIDA në vitin 2010 duke e sjellë në 34 milion numrin e njerëzve që jetojnë me këtë sëmundje.

UNAIDS, agjencia e Kombeve të Bashkuara që është përgjegjëse për çështjet që ndërlidhën me SIDA-n, tha se gjysma e atyre që kanë nevojë për trajtim tani dhe po e marrin atë.

Si rezultat i qasjes më të mirë në trajtimin mjekësor, në vitin 2010 diku 1.8 milion vdekje ndërlidhen me SIDA-n, gjë që krahasuar me 2.2 milionë vdekje në vitin 2006, paraqet një rënie.
XS
SM
MD
LG