Ndërlidhjet

Japin detaje për marrëveshjen e “bashkë-qeverisjes”


Fituesit kryesorë të zgjedhjeve të 25 tetorit në Tunizi bënë të ditur emrat e personave që do të mbajnë postet kyçe në qeverinë e re të vendit.

Zgjedhjet për asamblenë kushtetuese u mbajtën diku nëntë muaj pas rrëzimit nga pushteti të presidentit, Zine al Abidine Ben Ali.

Islamistët e moderuar të partisë Ennahda fituan shumicën e votave, por u detyruan megjithatë të bëjnë një koalicion me parti të tjera.

Sipas marrëveshjes për ndarjen e fuqisë qeverisëse, Hamadi Xhebali nga Ennahda do të jetë kryeministër, ndërsa Moncef Marzuki nga partia Kongresi për Republikën do të jetë president.

Mustafa Ben Xhafar i partisë Ettakatol do ta udhëheq asamblenë, e cila ka një afat të caktuar kohor për hartimin e një kushtetutë të re për Tunizinë.

Asambleja pritet, gjatë ditës, ta mbajë takimin e parë.
XS
SM
MD
LG