Ndërlidhjet

Arrestohet një polic në Leposaviq


Një tubim protestues është regjistruar sot në lagjen “Kroi i Vitakut” në veri të Mitrovicës, njoftoi policia rajonale e këtij qyteti.

“Rreth 20 persona të tubuar, të cilët konsideroheshin të jenë banor të kësaj lagje, të përkatësisë etnike serbe, kanë protestuar në mënyrë të qetë deri rreth orës 09:00min. Nuk është shënuar për incidente gjatë kësaj ngjarje ndërsa protestuesit janë shpërndarë të qetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mësohet poashtu që, ditë më parë, po në Mitrovicë të jetë arrestuar një zyrtar policor në Leposaviq “për kanosje me armë ndaj një zyrtari tjetër të policisë së Kosovës”.

Rasti thuhet se është regjistruar rreth orës 19:15, në fshatin Ravnishte të Soqanicës-komunë e Leposaviqit, ndërsa ankuesi, zyrtar policor në kuadër të stacionit Leposaviq, ka raportuar se “i dyshuari, gjithashtu polic i Kosovës, në rroba civile, jashtë detyrës zyrtare dhe dukshëm nën ndikim të alkoolit, ka kanosur atë me armën e tij zyrtare, në afërsi të shtëpisë së tij”.
XS
SM
MD
LG