Ndërlidhjet

Tom Donilon: “Irani është bërë më i dobët”


Këshilltari për siguri kombtare në Shtetet e Bashkuara, Tom Donilon thotë se Irani është bërë me i dobët që kur presidenti Barak Obama mori detyrën në janar të vitit 2009.

Duke folur në një ngjarje në Uashington, Donilon tha se lëvizjet e administratës së Obamës për ta dënuar Iranin rreth programit bërthamor, ndarjet e brendshme midis udhëheqjes në Teheran dhe zhvillimet e “Pranverës Arabe”, kanë zvogluar ndikimin e Iranit në Lindjen e Mesme dhe në mbarë botën.

Donilon gjithashtu foli për përpjekjet e SHBA-ve për të izoluar Iranin diplomatikisht dhe për të forcuar bashkëpunimin ushtarak me shtetet e Gjirit, duke rritur kështu presionin mbi regjimin iranian.
XS
SM
MD
LG