Ndërlidhjet

Siri: Forcat e sigurisë kanë vrarë katër civilë


Aktivistët thonë se forcat e Sirisë sot i kanë vrarë katër civilë, në valën e fundit të dhunës në Siri, para takimit të nesërm të Ligës Arabe, që synon ndaljen e gjakderdhjes.

Vëzhgimi sirian për të drejtat e njeriut, me seli në Londër, tha se vrasjet e sotme ndodhën në Hajalin të provincës Hama, dhe në qytetin e bllokuar të Homsit.

Njëherësh, presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl, ka vlerësuar se kriza është “në pikën e pakthyeshme”, për shkak të rritjes së tmerrit ndërkombëtar lidhur me goditjen tetëmuajshe të presidentit Bashar al-Asad, kundër atyre që mendojnë ndryshe.

Në komentet e tij në Londër, zoti Gyl ka tërhequr vërejtjen se kriza në Siri mund ta tërheq gjithë rajonin në “trazirë dhe gjakderdhje”.
XS
SM
MD
LG