Ndërlidhjet

Bullgari: Janë ndalur 16 imigrantë ilegalë


Policia kufitare bullgare i ka ndalur 16 imigrantë ilegalë, në vendkalimet kufitare me Greqinë dhe Turqinë, ka njofutar sot ministria e brendshme.

Një grup prej 12 njerëzve nga Afganistani, Iraku dhe Algjeria, ishte zënë afër vendkalimit Kulata për në Greqi. Një shtetas polak, qartazi udhëheqës i grupit, është arrestuar.

Një grup tjetër, tri femra e një mashkull, të gjithë nga Afganistani, janë zënë pasi kishin hyrë në Bullgari nga Turqia.

Udhëheqësi i tyre ia doli të kthehej prapa dhe të largohej matanë kufirit.

Bullgaria është bërë anëtare e Bashkimit Evropian në vitin 2007 dhe është shndërruar në kufi të BE-së në pjesën juglindore.

Dhjetëra mijëra imigrantë ilegalë udhëtojnë nga Azia, nëpër Turqi dhe vendet ballkanike, Greqi, Bullgari, Maqedoni dhe Serbi, në përpjekje për të arritur në Perëndim.
XS
SM
MD
LG