Ndërlidhjet

Shpërthim në veri të Mitrovicës


Një shpërthim është regjistruar të kenë zënë vend disa minuta pas mesnatës në afërsi të “tre rrokaqiejve”, në veri të Mitrovicës duke i dëmtuar tri automjete, njoftoi policia rajonale e këtij qyteti.

“Në bazë të raporteve të para policore të siguruara nga hetuesit policor mësohet
se mjeti eksplodues i cili nën rrethana ende të pasqaruara ka shpërthyer në
rrugën “Kolashinit” ka shkaktuar dëme të vogla materiale në tri automjetet civile
ndërsa nuk është raportuar për të lënduar në njerëz”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në bazë të vlerësimeve të para nga vendi i ngjarjes besohet se mjeti shpërthyes i
përdorur në këtë rast, është një granatë dore e tipit “M-75” prodhim jugosllav.

Policia bëri të ditur se ka iniciuar hetimet për të zbuluar “shkaqet, motivet dhe të dyshuarit e mundshëm të këtij akti kriminal”.

Mësohet se dy veturat e dëmtuara ishin pronë e qytetarëve të përkatësisë etnike shqiptare, ndërsa vetura e tretë pronë e një qytetari të përkatësisë etnike serbe.
XS
SM
MD
LG