Ndërlidhjet

Talebanët sulmojnë një konvoj të NATO-s


Një zyrtar afgan njoftoi se të paktën shtatë rojtarë afganë që punonin për një kompani private të sigurimeve, janë vrarë në perëndim të shtetit kur sulmuesit talebanë ia zunë pritën një konvoji që po barte mallra për NATO-n.

Konvoji u sulmua në qarkun Bekva të krahinës perëndimore Farah.

Një zëdhënës i guvernatorit të krahinës tha se luftimet zgjatën dy orë, ndërsa përfunduan pas ndërhyrjes së policisë afgane.

Ai mohoi që trupat ndërkombëtare të kenë qenë të përfshira.

Dhjetë vetura thuhet se u shkatërruan gjatë sulmit.

Zëdhënësi nuk ishte në dijeni për gjendjen e sulmuesve talebanë.
XS
SM
MD
LG