Ndërlidhjet

Serbi: Qeveria e dënoi incidentin në barrikadë


Qeveria e Serbisë e ka dënuar fuqishëm incidentin në barrikadën në pjesën veriore të Kosovës.

“Qeveria e Serbisë i fton misionet ndërkombëtare në Kosovë, e veçanërisht pjesëtarët e KFOR-it, që ta sigurojnë dhe mbrojnë popullatën”, tha zëdhënësi Milivoje Mihajlloviq, në një konferencë për shtyp në Beograd.

Ai mëtutje theksoi se qeveria, poashtu, i ka ftuar banorët lokalë dhe KFOR-in, që të mos e përdorin dhunën dhe t’u shmangen provokimeve dhe incidenteve.

“Për qeverinë e Serbisë dialogu është e vetmja gjë, që mund të sjellë stabilitet” në Kosovë, tha Mihajlloviq.
XS
SM
MD
LG