Ndërlidhjet

Azerbajxhan: U varros gazetari i vrarë Rafik Tagi


Shkrimtari dhe gazetari në Azerbajxhan, Rafik Tagi, është varrosur sot në kryeqytetin Baku, njofton Radio Evropa e Lirë.

Ai vdiq dje, katër ditë pasi ishte therrur me thikë gjatë një sulmi në një spital në Baku, ku ai po trajtohej për shkak të plagëve që i kishte marrë në një sulm të mëparshëm, më 19 të këtij muaji.

Mjekët thanë sot se Rafik Tagi kishte vdekur nga pezmatimi i mushkërive, si pasojë e plagëve nga therrjet e shumëfishta.

Rafik Tagi ishte kritik i qeverisë së Azerbajxhanit, i Iranit dhe i islamit politik.

Grupet lokale për të drejtat e njeriut thanë se vrasja e gazetarit Tagi duhet të hetohet si sulm terrorist në shoqëri.

Policia i ka filluar hetimet penale për shkaktim të qëllimshëm të dëmtimit serioz ndaj shëndetit.

Në vitin 2007, një gjykatë e pat dënuar gazetarin Tagi me tri vjet burg për një artikull të botuar në vitin 2006, i cili ishte kritik ndaj islamit dhe Profetit Muhamed.

Më vonë atë vit, atij iu dha amnisti presidenciale.

Artikulli i përmendur e kishte nxitur klerikun iranian, Ajatollah Fazel Lankarani, që të kërkoj vdekjen e tij, duke shpallur të ashtuquajturën fatva.

Irani e ka hedhur poshtë çfarëdo involvimi në sulmin kundër Tagit.
XS
SM
MD
LG