Ndërlidhjet

Jemen: Personat e armatosur vranë pesë vetë


Së paku pesë vetë janë vrarë kur persona të armatosur me uniforma, kanë hapur zjarr sot kundër protestuesve në qendër të kryeqytetit të Jemenit, Sana.

Presidenti Ali Abdullah Saleh ka urdhëruar hetime lidhur me këtë dhunë, që ndodhi një ditë pasi ai e kishte nënshkruar marrëveshjen për ta dorëzuar pushtetin.

Mijëra persona sot kanë dalur në rrugët e kryeqytetit Sana dhe në qytetin jugor, Taiz, për të protestuar kundër marrëveshjes, me të cilën presidentit Saleh i garantohet imunitet nga ndjekja, në shkëmbim për doerëzimin e pushtetit te zëvendësi i tij.

Tash e 10 muaj në Jemen, demonstruesit po kërkojnë përfundimin e pushtetit autoritat 33 vjeçar të Ali Abdullah Salehit.
XS
SM
MD
LG