Ndërlidhjet

Ultimatumi i Sirisë përfundon sot


Siria po përballet me ultimatumin për të lejuar hyrjen e vëzhguesve ose të përballet me sanksione të reja nga Liga Arabe për goditjet ndaj protestuesve.

Liga Arabe thotë se nëse Damasku nuk pranon vëzhguesit për të vlerësuar progresin e një plani të Ligës për t'i dhënë fund gjakderdhjes tetë mujore, ata do të takohen të shtunën për të diskutuar mbi sanksione të reja, duke përfshirë një ndalim të mundshëm të tregtisë me Sirinë.

Lidhja Arabe ka pezulluar tashmë anëtarësimin e Sirisë për shkak të dhunës ndaj protestuesve, e cila ka vazhduar të enjten me të paktën 15 njerëz të vrarë, duke përfshirë civilë dhe forca të sigurisë.
XS
SM
MD
LG