Ndërlidhjet

Perëndimi kritikon dënimin e Bialjatskit


Perëndimi e ka dënuar fuqimisht vendimin e së enjtes kundër aktivistit për të drejtat e njeriut në Bjellorusi, Ales Bialjatski, dhe i ka bërë thirrje këtij vendi që të lirojë të gjithë të burgosurit politikë.

Një gjykatë në Bjellorusi e ka shpallur Bialjatskin fajtor për evazion fiskal duke e dënuar atë me katër vite e gjysmë burg.

Avokati i Bialjatskit ka thënë se ai do të ankohet kundër këtij vendimi.

Bashkimi Evropian kritikoi dënimin si "një simbol i një goditje gjithnjë e më të intensifikuar në shoqërinë civile" në Bjellorusi.

Ndërsa, ambasada e Shteteve të Bashkuara në Minsk, i ka bërë thirrje Bjellorusisë “të ndërpresë fushatën e saj kundër kritikëve të qeverisë”.

Deklarime të ngjashme u lëshuan edhe nga Polonia, Lituania dhe Këshilli i Evropës.
XS
SM
MD
LG