Ndërlidhjet

Ngushëllohen familjarët e trupave pakistaneze


Komandanti i Forcave Ndërkombëtare të udhëhequra nga NATO-ja në Afganistan, gjenrali Xhon R. Ellën, u shprehu ngushëllimet familjeve të ushtarëve pakistanez që “mund të jenë vrarë ose plagosur” gjatë një “incidenti” në kufirin afganistano-pakistanez.

Aleanca veri-atlantike tha se është duke hetuar sulmin, të cilin Pakistani e cilëson si sulm të NATO-s e nga i cili u vranë të paktën 26 trupa pakistaneze.

Zyrtarët pakistanezë e dënuan sulmin; shefi i shtabit të përgjithshëm ushtarak i Pakistanit, gjenerali Ashfak Pervez Kajani, theksoi kërkesën e ushtrisë për “aksione të fuqishme dhe urgjente kundër atyre që janë përgjegjës për agresionin”.

Megjithatë, ka mbetur e paqartë se çfarë, në të vërtetë, ka ndodhur gjatë incidentit i cili vlerësohet të ketë ngjarë kah ora 2 pas mesnatës (koha lokale) në zonën Bazai të Mohmandit.

Në këtë zonë, trupat pakistaneze ballafaqohen vazhdimisht me sulmuesit talebanë.
XS
SM
MD
LG