Ndërlidhjet

Dalin rezultatet e pjesshme në Maroko


Partia e moderuar e Marokos PJD do të jetë partia më e madhe në parlament bazuar në rezultatet e pjesshme, citon agjencia e lajmeve Reuters ministrin e brendshëm të vendit.

Me rezultatet e deritashme të numëruara për 288 ulëset në parlamentin 395 anëtarësh, PJD-ja thuhet se ka fituar 80.

Partia Istiqlal, me të cilën PJD-ja dëshiron të formojë një koalicion qeverisës, u radhit e dyta me 45 ulëse, tha ministri i brendshëm, Taib Çerkaui.
XS
SM
MD
LG