Ndërlidhjet

Medvedev: Japin llogari personat përgjegjës


Presidenti i Rusisë, Dimitri Medvedev, kërkoi vënien para drejtësisë të atyre që janë përgjegjës për dështimin e një misioni të Moskës zyrtare në Hapësirë.

Gjatë një fjalimi në televizon, Medvedev tha: “Dështimet e fundit janë një goditje e rëndë. Kjo nuk do të thotë se ka ndodhur diçka fatale; kjo do të thotë se duhet të vazhdojmë rishikimin e detajizuar dhe t’i dënojmë personat përgjegjës”.

Më herët këtë muaj, një provë e dizajnuar për të sjellë mostra nga Marsi u mbërthy në orbitën e Tokës duke e bërë të pamundur misionin.
XS
SM
MD
LG