Ndërlidhjet

Miratohen sanksionet ndaj Sirisë


Ministrat e jashtëm të Ligës Arabe miratuan sanksionet ndaj Sirisë sot pas injorimit nga ana e Damaskut të planit të tyre për të lejuar vëzhguesit në vend.

Në një konferencë shtypi në Kajro, kryeministri i Katarit, Hamad bin Jasim tha se 19 vende nga gjithsej 22 vende antare të Ligës miratuan sanksionet, të cilat përfshijnë ndalimin e marrëdhënieve me bankën qendore siriane, ngrirjen e pasurive, ndalimin e udhëtimit të zyrtarëve të shquar të regjimit sirian, si dhe ndalimin e investimeve në Siri.

Në anën tjetër, ministri i jashtëm sirian, Valid Muallem, e ka akuzuar Ligën Arabe se ka për qëllim të “ndërkombtarizojë” krizën në vendin e tij.
XS
SM
MD
LG