Ndërlidhjet

Militantët somalezë ndalojnë 16 grupe humanitare


Grupi militantë i islamikëve somalezë, Al – Shabab, u ka ndaluar 16 grupeve humanitare, përfshirë gjashtë agjencioneve të Kombeve të Bashkuara, që të operojnë në zonat që i kontrollojnë në Somalinë qendrore dhe jugore.

Al-Shabab i ka akuzuar këto agjenci se kanë punuar në promovimin e sekularizmit, imoralitetit dhe kundër zhvillimit të plotë të ligjit islamik Sharia.

Në mesin e organizatave të ndaluara ata kanë radhitur UNHCR-në, UNICEF-in dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Punëtorët humanitarë kanë njoftuar se persona të armatosur kanë sulmuar dhe kanë plaçkitur zyrtarë të disa prej agjencive.

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se gati një çerek milioni njerëz vuajnë nga uria në Somalinë e jugut, ku ndodhet edhe baza kryesore e grupit Al-Shabab.
XS
SM
MD
LG