Ndërlidhjet

Siria akuzon Ligën Arabe


Siria sot akuzoi Ligën Arabe për rrënimin e përpjekjeve për t'i dhënë fund dhunës tetë mujore, ndërsa mijëra sirianë protestuan kundër vendimit të grupit për të vendosur sanksione ekonomike ndaj regjimit të presidentit Bashar al-Asad.

Nëntëmbëdhjetë nga 22 anëtarë të Ligës miratuan sanksionet kundër Sirisë të dielën, që shënunan sanksionin më të vështirë të vendosur kundër një shteti anëtar, izolimin e qeverisë së Asadit.

Ministri i jashtëm, Valid al-Muallem, tha në një konferencë për shtyp se sanksionet arritën në një "deklaratë të luftës ekonomike" kundër Damaskut.

Muallem, gjatë konferencës për shtyp tregoi videot e kufomave të gjakosura dhe të djegura, të cilat ai tha se ishin viktima të "grupeve të terroristëve" që kanë sulmuar forcat e sigurisë.
XS
SM
MD
LG