Ndërlidhjet

OKB: Siria ka kryer krime kundër njerëzimit


Një komision i Kombeve të Bashkuara tha sot se trupat e Sirisë dhe forcat e sigurisë kanë kryer “krime kundër njerëzimit”, përfshirë vrasje, torturë dhe dhunim.

Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar për Hetime për Sirinë, tha në raportin e mandatuar nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut i OKB-së, se qeveria e presidentit Bashar al-Asad, bartë përgjegjësi për krime.

Paneli i ekspertëve të pavarur ka gjetur se forcat e Sirisë i kanë vrarë qindra fëmijë dhe seksualisht i kanë keqtrajtuar disa prej tyre, prej muajit mars, kur filloi goditja e qeverisë.

Raporti bënë thirrje për ndaljen e “shkeljeve të mëdha të të drejtave të njeriut”, për lirimin e të burgosurve dhe për lejimin e mediave, punëtorëve humanitarë dhe vëzhguesve për të drejtat e njeriut, të hyjnë në Siri.

OKB-ja vlerëson se së paku 3500 vetë janë vrarë në Siri, gjatë tetë muajve të goditjes kundër protestuesve.
XS
SM
MD
LG