Ndërlidhjet

Lëndohen edhe 23 ushtarë të KFOR-it


Edhe 23 ushtarë të tjerë të forcave paqeruajtëse të KFOR-it kanë marrë lëndime, gjatë përleshjeve me protestuesit serbë në Jagnjenicë të Zubin Potokut, ka njoftuar zyra për informim e KFOR-it.

Në një komunikatë për shtyp, të lëshuar në orët e vona të mbrëmjes së 28 nëntorit, thuhet se “dhuna nga protestuesit ende vazhdon”.

“Protestuesit nuk mund aspak të cilësohen si demonstrues paqësorë, por
si të dhunshëm dhe kriminalë”, thuhet në komunikatë.

Deri më tani KFOR-i ka përdorur vetëm gaz lotsjellës, plumba
gome dhe topa uji, por, thuhet në komunikatë, “në situata kërcënuese për jetën
sikurse kjo, ushtarët e KFOR-it do të përgjigjen me te gjitha mjetet
proporcionale”.
XS
SM
MD
LG