Ndërlidhjet

Raportet: Situata në Jagnjenicë duket e qetë, por me tensione


Gjendja në fshatin Jagnjenicë, në veri të Kosovës, ku KFOR-i, pas përleshjeve me serbët lokalë, e ka larguar barrikadën, mbrëmë vonë ishte e qetë, ndërsa një numër i madh i serbëve gjendeshin në vendin ku ndodhej barrikada, raportojnë mediat serbe.

Përballë tyre gjenden ushtarët e KFOR-it, të cilët rrugën në Jagnjenicë e kanë ndriçuar me reflektorë.

Më herët, KFOR-i ka njoftuar se afro 25 ushtarë të tij janë lënduar nga përleshjet me protestuesit serbë, pas largimit të barrikadës.

“KFOR-i do të ndërmarrë masa përkatëse për të siguruar siguri për të gjithë shtetasit e Kosovës”, ka kumtuar KFOR-i.

Ministri i Serbisë për Kosovën, Goran Bogdanoviq, tha se “situata është ekstremisht e tensionuar, por e qetë”.

Sipas mediave të Serbisë, zoti Bogdanoviq ka thënë se vlerësohet se janë lënduar afro 100 serbë.

Institucionet e Kosovës e kanë dënuar fuqishëm sulmin kundër ushtarëve të KFOR-it.
XS
SM
MD
LG