Ndërlidhjet

SHBA: Herman Kejn i kundërshton akuzat për lidhje jashtëmartesore


Njëri nga kandidatët e Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, Herman Kejn, i ka hedhur poshtë akuzat se ka psur lidhje 13 vjeçare jashtëmartesore me një femër nga shteti jugor, Gjeorgjia.

Zoti Kejn, ish shef ekzekutiv i një zinxhiri të restoranteve, mbrëmë tha se ajo grua ishte “mike”, por i ka kundërshtuar pretendimet se ka pasur lidhje më të afërta me atë.

Mëtutje, ai ka theksuar se do ta vazhdoj garën për nominim presidencial republikan, përderisa bashkëshortja e tij vazhdon ta mbështesë.

Femra Gjingjer Uajt tha se Herman Kejn i kishte blerë asaj biletë udhëtimi me aeroplan, në mënyrë që ata të mund ta vazhdonin lidhjen dhe u ka dhënë gazetarëve numrin e telefonit mobil të zotit Kejn.

Njëri nga kandidatët republikanë për zgjedhjet presidenciale, Herman Kejn, që më herët i kishte kundërshtuar akuzat për keqtrajtim seksual nga një grua tjetër, për një kohë të shkurtër ishte në krye të hulumtimeve të opinionit në mesin e votuesve republikanë, por aktualisht popullariteti i tij në hulumtimet e opinionit ka shënuar rënie.
XS
SM
MD
LG