Ndërlidhjet

Poloni: Kërkohet lirimi i Julia Timoshenkos


Presidenti i Polonisë, Bronisllav Komorovski, ka kërkuar nga Ukraina që ta liroj ish kryeministren Julia Timoshenko nga burgu.

Timoshenko ishte dënuar me shtatë vjet burg, muajin e kaluar, me akuza për keqpërdorim të detyrës.

Këtë proces Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë dënuar duke e cilësuar si të motivuar politikisht.

Presidenti i Polonisë, Bronisllav Komorovski, gjatë vizitës në Kijev të Ukrainës, tha se burgosja e Timoshenkos, do të vazhdoj t’i dëmtoj perspektivat e Ukrainës, për arritjen e marrëveshjes për asocim me Bashkimin Evropian.

Presidenti i Ukrainës, Viktor Janukoviq, ka shprehur përkushtim, që ish kryeministrja Timoshenko, e cila ishte e sëmurë në burg, do të ketë qasje në ndihmën mjekësore të stilit “evropian”.
XS
SM
MD
LG