Ndërlidhjet

Pakistani do të bojkotojë konferencën për Afganistanin


Agjencitë e lajmeve po citojnë zyrtarë të paidentifikuar të qeverisë pakistaneze të kenë thënë se do të bojkotojnë një konferencë ndërkombëtare rreth të ardhmes së Afganistanit më 5 dhjetor.

Ky veprim vjen në shenjë proteste ndaj një sulmi të NATO-s mbi pozicionet ushtarake pakistaneze, që vrau 24 ushtarë.

Raportohet se vendimi u morr gjatë një sesioni të kabinetit të ministrave sot.

Lidhjet e Pakistanit me NATO-n dhe SHBA-të janë përkeqsuar pas sulmit të 26 nëntorit, me ç’rast Islamabadi ka pezulluar autokolonat me ngarkesa të NATO-s të hyjnë në Afganistan nga Pakistani, në dy pikat kryesore kufitare.

NATO është duke hetuar incidentin, por vdekjet e ushtarëve pakistanezë kanë ngjallur protesta të zemëruara në Pakistan.
XS
SM
MD
LG