Ndërlidhjet

Londra reagon ndaj ndërhyrjes së protestuesve në Teheran


Britania ka shprehur zemërimin e saj ndaj ndërhyrjes së protestuesve në ambasadën e këtij vendi në Teheran.

“Ka pasur një ndërhyrje nga një numër i konsiderueshëm protestuesish në hapësirat e ambasadës sonë, pronat tona janë shkatërruar”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së jashtme britanike.

"Jemi jashtëzakonisht të zemëruar. Është tërësisht e papranueshme dhe e dënojmë”, thuhet në deklaratë, në të cilën Iranit i vihet në pah se sipas ligjeve ndërkombëtare, ky vend e ka për detyrim të mbrojë diplomatët dhe ambasadat në vendin e tyre.
XS
SM
MD
LG