Ndërlidhjet

Sllovaki: Mjekët dënojnë vendimin e qeverisë


Mjekët sllovakë kanë dënuar vendimin e qeverisë për të deklaruar gjendje emergjente në 15 spitale, duke detyruar ligjërisht mjekët që të qëndrojnë në vendet e tyre të punës, pas dorëheqjes së mijëra prej tyre, për shkak të pagave të ulëta.

Oda Mjekësore Sllovake ka bërë të ditur përmes një deklarate se një veprim i tillë nuk e zgjidhë problemin.

Organizata gjithashtu i ka bërë thirrje ministrit të Shëndetësisë, Ivan Uhliarik që të japë dorëheqje.

Mjekët kërkojnë një rritje prej 700 eurosh të pagës së tyre, por qeveria ka ofruar vetëm 300 euro rritje, duke u arsyetuar se nuk ka mundësi të tjera më të mëdha për shkak të krizës evropiane të borxheve.
XS
SM
MD
LG