Ndërlidhjet

Hoxhaj e Jeremiqi flasin për veriun


Debati rreth Kosovës në mbledhjen e radhës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është fokusuar në gjendjen në veri të vendit.

Duke folur para Këshillit, ministri i punëve të jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se gjendja aktuale në veriun e Kosovës është komplekse. Sipas Hoxhajt, një gjë e tillë e kërcënon funksionalitetin e Kosovës si një shtet shumetnik, si dhe paqen e sigurinë rajonale.

Ministri Hoxhaj ka theksuar se strukturat ilegale të sigurisë të krimit të organizuar kanë për synim të krijojnë një situatë të status quo-së, me qëllim të ruajtjes së veprimeve ilegale ekonomike, si kontrabandën e trafikimin.

Edhe ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremiq, e ka cilësuar si të rëndë gjendjen në veri të Kosovës. Ai ishte kritik ndaj atyre që i quajti synime të qeverisë së Prishtinës për të marrë në dorë integritetin e Kosovës, ndërsa ngritjen e barrikadave, e arsyetoi si mjet rezistence të popullatës.
XS
SM
MD
LG