Ndërlidhjet

Hillari Klinton viziton Mianmarin


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, ka arritur në Mianmar në fillim të një vizite tre-ditore historike.

Klinton është sekretarja e parë amerikane e shtetit që viziton vendin e Azisë Juglindore në më shumë se 50 vjet.

Klinton ka arrritur në kryeqytetin Naipjitav, ku ajo pritet të zhvillojë bisedime me udhëheqjen e re civile.

Zyrtarët amerikanë thanë se Klinton do të inkurajojë udhëheqësit e Mianmarit në gatishmërinë e tyre për t’u hapur pas dekadash izolimi ndërkombëtar.

Ajo gjithashtu do të udhëtojë për në Jangon, ku pritet të zhvilojë diskutime të enjten me udhëheqësit pro-demokracisë dhe laureatin e Cmimit Nobel, Aung Sun Su Ki.
XS
SM
MD
LG